Cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në një spektakël bukuri? Kur prezentuesi shpall fituesen e gabuar!
Pikërisht kjo ka ndodhur në ceremoninë e ‘Miss Universe 2015’. Prezantuesi Steve Harvey shpalli fituesen e gabuar.
Ai ia dha kurorën bukuroshes nga Kolumbia, Ariadna Gutierrez dhe derisa ajo po festonte, erdhi zhgënjimi.Harvey u kthye në skenë dhe tregoi se kishte gabuar dhe se Miss Kolumbia ishte përcjellësja e parë dhe jo fituesja.
Ndërsa kurora e ‘Miss Universe 2015’ i takoi bukuroshes nga Filipinet, Pia Wurtzbach.
https://www.youtube.com/watch?v=hjju4VStRSc