Dreshaj ish-nënkryetar i KKSH-së: Nuk dua te jem pjese e kusureve politike

Nuk dua te jem pjese e kusureve politike…

Keshilli Kombetare Shqipetare ne Mal te Zi si subject me kulmore perfaqesues I Shqipetareve ne Mal te Zi I themeluar ne pajtim me Ligjin per pakica, edhe pse me mengesi kolosale te kompetencave duhet te jete nje mjet I fuqishem per prezentimin e problemeve te Shqipetareve ne Mal te Zi dhe si I tille edhe per zgjedhjen e tyre.E them mjet I fuqishem sepse ne perberjen e vet I ka krejt akteret politik Shqipetare ne Mal te Zi (ministrer, deputet, kryetare te komunave, kryetare te subjekteve nacionale etj.) si dhe perfaqesues te sektorit civil , perfaqesuesi nga radhet e intelektialeve dhe qytetareve.

Edhe perkunder pengesave te dala nga kornizat juridike KKSH ne MZ ka ba nje pune respektabile…E them kete sepse si subject I posaformuar dhe I ri ne praktiken politike ne Mal te Zi I kishte veshtiresite e veta, mirepo pritjet ishin me te medhaja se sa arritjet. Jam I vetedijshem se permiresimi dhe avansimi I pozites se Shqipetareve ne Mal te Zi eshte proces dhe se nuk zgjidhet si me shkopin magjik por gjithashtu jam I vetedijshem se ne si KKSH mundemi dhe duhet bere me shume….dhe nese mbas nje distance kohore analizojme arritjet dhe objektivat atehere kam bindjen se nuk kemi avansuar shume. Per kete gjendje pervec arsyeve objektive kemi edhe shume arsye te natyres subjektive.
Pikerisht duke u udhehequr nga keto te dytat une zgjodha kete vendim:

-I paknaqur me angazhimin e anetareve te KKSH ne punen e KKSH
-I paknaqur me menyren dhe metdodat e punes ne KKSH
-I paknaqur me tregeti politike ne kurriz te KKSH
-I paknaqur me abuzime politike me KKSH
jap doreheqje nga posti I Nenkryetarit te Keshillit Kombetare Shqipetare ne Mal te Zi.

Duke u nisur nga motivet e larteshkruara mendoj se qendrimi im ne postin e Nenkryetarit eshte I pakuptimte dhe ndergjegja ime nuk me lejon te behem pjese e kusureve politike dhe veprimeve jocilesore te disa subjekteve qe participojne ne KKSH.
Gjithashtu menyra ime e te vepruarit ne KKSH nuk perputhet me menyren se si veprohet.

Ne fund uroj qe ky akt I imi te jete nxites per nje pune me frytedhenese dhe me efikase te KKSH si dhe fuqimisht dhe pa reserve shprehi gatishmerine per bashkepunim ne zgjidhje te problemeve qe brengosin Shqipetaret ne Mal te Zi dhe me gjere.

Pal Dreshaj

Shperndaje