CEDEM: Shqiptarët më së shumti i besojnë Alternativës Shqiptare

Anëtarësimi në NATO pozitivisht do të ndikojë në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në mbrojtjen e kufijve, kurse negativisht në marrëdhëniet me Rusinë, tregojnë hulumtimet e Qendrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut, CEDEM.

Sipas këtyre rezultate, nga subjektet politike, qytetarët më së shumti kanë besim në Partinë Demokratike të Socialisteve 36,8 për qind.

Sa i përket partive shqiptare hulumtimi tregon që shqiptarët më së shumti besim kanë në Alternativën Shqiptare 1,1 përqind në vendin e dytë është Forca e re Demokratike me 0.8 për qind të besimit dhe UDSH 0.5 për qind.

Filip Vujanoviq tradicionalisht mban vendin e parë sa i përket rejtingut të politikanëve, i dyti Aleksa Beçiq, kurse Millo Gjukanoviq i treti. Më pas pasojnë Dritan Abazoviq, kryeministri Dushko Markoviq, i gjashti Miodrag Lekiq, kurse në vendin e shtatë Aleksandar Damjanoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!