Ndalohen vizitat në Qendrën spitalore në Podgoricë

Për shkak të simptomave të gripit vizitatat e pacientëve në Qendrën Spitalore në Podgoricë prej sot janë të ndaluara. Siç është njoftuar nga ky institucion shëndetsor, ndalimi i vizitave bëhet në përputhje me udhëzimet e Institutit për shëndet publik në rastet e rrijes së numrit të pacientëve me simptoma të gripit në territorin e Malit të Zi.

Antarët e ngushtë të familjes do të kenë mundësi të njoftohen për gjendjen shëndetsore të të afërmve nëpërmjet telefonit çco ditë prej orëes 14 deri në orën 15.00. Kjo masë do të zgjasë deri sa në përmirsimin e situatës epidemiologjike në vend.

Shperndaje