Presidenti Nishani vizit në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur me një ceremoni shtetërore homologun e tij shqiptar, Bujar Nishani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

Pritja zyrtare e zhvilluar në vendin ku mbahen ceremonitë e pritjes ka nisur me intonimin e himneve të të dy vendeve.Pas përfundimit të ceremonisë dy presidentët janë njohur me delegacionet përkatëse dhe më pas ka nisur takimi kokë më kokë.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke shprehur kënaqësinë që shqiptarët në Turqi duke ruajtur traditat dhe kulturat janë individë të respektuar në vend, tha se “Komuniteti shqiptar në Turqi është një urë e miqësisë mes dy popujve dhe dy vendeve. Shqiptarët do të jenë gjithmonë një element nxitës për të bërë marrëdhëniet edhe më dinamike”.

Duke vënë në dukje se në bisedimet me Presidentin Erdoğan kanë diskutuar për çështjet e sigurisë dhe paqes, Nishani ka theksuar se vendi i tij është në solidarizim me Turqinë përballë sulmeve terroriste në Stamboll dhe në qytete të tjerë të Turqisë, si dhe ka shprehur ngushëllimet për dëshmorët e rënë.

Ndërsa në lidhje me vrasjen si pasojë e një sulmi të armatosur të ambasadorit rus Andrey Karlov në Ankara, Nishani është shprehur “Me të vërtetë ishte një akt i tmerrshëm. Shqipëria këtë e dënon ashpër dhe iu shpreh ngushëllimet autoriteteve të Rusisë.”

Presidenti Nishani ndër të tjera pasi ka theksuar se dënojnë tentativën për grusht shteti më 15 korrik të organizatës terroriste FETÖ ka theksuar se “Për të kapërcyer pasojat e tentativës së puçit që dëshironte të rrënonte institucionet dhe qeverinë turke të ardhur në kryer me rrugë demokratike, presidentit të nderuar i kemi shprehur solidarizimin.”

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım në rezidencën shtetërore.

“Shqipëria, vend kyç për stabilitetin dhe paqen në Ballkan”

Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij vuri në dukje se janë të kënaqur nga puna që po bën Shqipëria në fushën e sigurisë.

“Ndihma dhe bashkëpunimi jonë për modernizimin, pamjen ndërkombëtare dhe trajnimin e ushtrisë së Shqipërisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndjekim nga afër punën e Shqipërisë në drejtim të integrimit drejt BE-së dhe shpresojmë që në përfundim të këtyre hapave të hedhur në reformën për drejtësi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Shqipëria është një vend i cili luan një rol kyç në stabilitetin e Ballkanit. Ne mendojmë që Shqipëria do të ndikojë për mirë në BE. Mbështesim gjithashtu nismat e Shqipërisë në politikën e jashtme, ku mund të veçojmë këtu punën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.”

auto_thumbs_b_c_2ecc08bef393f1f7bb0450d71bf6b44f1482345744Duke theksuar se mes Turqisë dhe Shqipërisë për momentin ka një tregti me vlerë 300 milionë dollarë, Presidenti Erdoğan e cilësoi këtë shifër si të pamjaftueshme. Presidenti Erdoğan ka thënë se ata kanë dëshirë që të zgjerojnë marrëveshjen tregtare mes dy vendeve duke shtuar produktet e bujqësisë dhe shtoi se një gjë e tillë mund të çojë në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën tregtare mes dy vendeve. Ai tha se së afërmi ministri turk i Bujqësisë dhe Blegtorisë, Faruk Çelik së shpejti do të vizitojë Shqipërinë.

Brenda një kohë të shkurtër dëshirojmë që shkëmbimet tregtare mes dy vendeve të shkojnë të paktën 1 miliardë dollarë, tha Presidenti Erdoğan dhe më pas duke dhënë detaje mbi punën e kompanive turke në Shqipëri tha se investimet e tyre kapin shifrat e 3 miliardë dollarëve dhe të paktën 9 mijë persona janë punësuar në këto kompani. Presidenti Erdoğan tërhoqi vëmendjen në fushat të tilla si bujqësinë, infrastrukturën, turizmin dhe prodhimin, si fusha ku Shqipëria ka të ardhme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!