Trieshianët në Amerikë – 600 mijë dollarë për zgjerimin e rrugës së Trieshit

Trieshianët  e Amerikës  të tubuar rreth Fondit të Ndihmave Humanitare “ Trieshi”, të themeluar   jo më larg se para  gjashtë muajsh kanë dhënë afro 600 mijë dollarë.  Kjo është  një  kryevepër  e donatorëve bujarë trieshjanë, të cilët meritojnë respekt të madh dhe mirënjohje të veçantë. Sepse kjo shifër ndihmash vullnetare e grumbulluar për një kohë rekorde  është lakmuese dhe ndoshta e paarritshme deri më sot edhe për krahina shumë më të mëdha seç është Trieshi.

Gjekë Gjonaj

Bashkëvendasit e mi  ( afro 700 shtëpi) që jetojnë dhe veprojnë në Shtete të Bashkuara të Amerikës  e duan shumë vendlindjen e tyre -Trieshin.  Ata   edhe pse gjatë një periudhe kohore prej gjysmë shekulli  ndodhen fizikisht në këtë shtet të pasur dhe demokratik në mendje, në shpirt e në zemër e kanë vendliindjen e tyre dhe   janë të  lidhur ngusht  me  të. Janë të pandarë  me njëri – tjetrin. Përherë janë një.  Gjithmonë  e kujtojnë  vendlindjen e  vet . Kurrë nuk e harrojnë atë.  Jetuan me vuajtjet dhe shpresat e bashkëvedasve të vet. Edhe pse ishin   larg vendlindjes ishin pjesë e qenies   së sajë  pjesë e eëndrrave dhe shpresave të sajë.  Këtë   e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë edhe sot. Jo  me fjalë, por me vepra.  Që  nga qëndrimi  i trieshjanëve   në  Amerikë  mbajnë lidhje të forta emocionale me krahinën ( trevën)  e tyre  prejardhësë të Trieshit, të cilën  kolegu im   i Zërit të Amerikës , Pëllumb Sulo nga Shkodra  në një vizitë pune  që i bëri  asaj  me rastin e kremtimit të 250-vjetorit të Famullisë së  sajë, e ka quajtur  Ballkoni  i Malësisë.

Kontributi  më i madh i  trieshianëve në Amerikë gjithësesi është ky i fundit, që ka të bëjë me zgjërimin e rrugës ekzistuese automobilistike  të Trieshit  deri  në Koritë në gjatësi prej afro 25  kilometrash, të cilën e ka ndërtuar  Shteti Jugosllav në vitin 1954, për nevojat ushtarake,  respektivisht  për rauajtjen e kufirit me Shqipërinë. Vetëm për këtë qëllim  trieshianët  e Amerikës  të tubuar rreth Fondit të Ndihmave Humanitare “ Trieshi”, të themeluar   jo më larg se para  gjashtë muajsh  kanë dhënë afro 600 mijë dollarë.  Kjo është  një  kryevepër  e donatorëve bujarë trieshjanë, të cilët meritojnë respekt të madh dhe mirënjohje të veçantë. Sepse kjo shifër mndihmash vullnetare e grumbulluar për një kohë rekorde  është lakmuese dhe ndoshta e paarritshme deri më sot  edhe për krahina shumë më të mëdha seç është Trieshi. Me këto ndihma humanitare    është planifikuar  shpërthimi , zgjërimi dhe  shtrimi  i këtij aksi rrugor për asfaltim. Rindërtimi i kësaj rrugë  është  projekti më i rëndësishëm  në dimensionin ekonomik. Për ne, thonë trieshianët,   zgjerimi i kësaj rrugë për tri metra të tjera dhe asfaltimi  i sajë ka  një rëndësi  dhe rol të veçantë, sepse  përveçse do të ketë ndikim pozitiv  në zhvillimin ekonomik të Trieshit, kthen shpresën për të ardhmen në këtë trevë. Me këtë vepër madhore bashkëvendasit  tanë në Amerikë edhe njëherë treguan shpirtin e vet humanitar. Dashurinë ndaj vendlindjes së tyre dhe  baballarëve të vet. Dëshmuan përpjekjet  e tyre  për  të përmirësuar    mirëqenien ekonomike  dhe për      të shmangur largimin nga kjo zonë , pothuaj e harruar me vite nga institucionet shtetërore. Atë që nuk e bëri dot shteti  për Trieshin po e bëjnë trieshianët e Amerikës. Për këtë veprimtari  vullnetare në grumbullimin e mjeteve materiale  nuk mund të gjenden fjalë për t’i falënderuar të gjithë ata trieshjanë patriotë  që hapën kuletat për realizimin e këtij projekti madhor për Trieshin, (ndoshta më i madhi  në Malësi në periudhën e tranzicionit) , si humanitar, zhvillimor e mbi të gjitha kombëtar.   Kështu Fondi për Ndihma Humanitare “ Trieshi” , falë  drejtuesve dhe mbështetësve të tij  të shumtë ,për një kohë kaq të shkurtër    u bë një vatër që ngroh secilën familje trieshjane, kudo që ndodhet.

Nga Fondi  i Ndihmave Humanitare „ Trieshi“ pritet që të bëjë përpjekje  në kontinuitet që  të  përmirësojë kushtet e jetesës së  bashkëfshatarëve të tyre në vendlindje, në mënyrë që të pengojë shpërnguljen, edhe të atyre pak trieshianëve ( 46 familje me afro 220 banorë ) që kanë mbetur atje. E them me bindje se  trieshianët e Amerikës me veprime të tyre konkrete asnjëherë nuk do të hezitojnë ta përkrahin pa rezervë, ta mbështesin dhe ta gjallërojnë   vendlindjen e vet  dhe  vlerat e saj  kombëtare të cilat tashmë janë të njohura  dhe të pranueshme në hapësirën  mbarëshqiptare.

Le të shpresojmë që nesër  ky fond me potencilain e tij intelektual  dhe seriozitetin që posedon ,   përveç   misionit  dhe aktivitetit në fushën e e humanitetit,  të  shndërrohet pse jo edhe  në një zëdhënës të  banorëve të Trieshit në qarqet e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Trieshianët e Amerikës, përveç këtij  kontributi vullnetar shumë të rëndësishëm i cili do të ndryshojë shumëçka në këtë trevë kufitare malore, kanë ndihmuar bshkëfshatarët e tyre, në zhvillimin e vendlindjes, në shumë raste të tjera.  Ndihma e tyre   vullnetare me karakter humanitar gjatë tridhjetë viteve të fundit  kalon shifrën  mbi 2 milion  dollarë për ringjalljen  e jetës  në këtë trevë ilire, që ka përkund shumë njerëz të mëdhenj dhe ka dhënë shumë personalitete të shquara kombëtare në  fusha të ndryshme të jetës.

Në këtë kontekst   po përmendim  ndërtimin e rrugës nëpër Grudë, Selisht – Qafë Nagrivë –Triesh, ndërtimin e Kishës “ Zoja Rruxare” në fshatin Stjepoh,   ndërtimin e  Kishës në Koritë,   ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe ngritjen e Kryqit të madh në fshatin Delaj

S‘duhet  harruar    disa   donaicone për SHF „ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu“  dhe  për Shoqërinë Kulturoro-Artistike „ Besa“. Me kontributet e diasporës ( kolonisë)  trieshiane  janë  ndihmuar   disa familje  në gjendje të rëndë sociale, janë mirëmbajtur rrugët lokale, hapësirat   e varrezave,  është pajisur ordinanca private  e të ndjerit dr. Lukë Gjokaj,  e të tjera. Po ashtu duhet përmendur edhe investimin e madh   të çiftit bashkëshortor bamirës Kolë dhe Taze Cacaj, të cilët   në fshatin e tyre  në Rudinë kanë ndërtuar   Kishën e Shënkollit dhe shtëpinë  e  tyre familjare.

Të gjitha këto objekte të ndërtuara me kontributin e trieshianëve të Amerikës e hijeshojnë Trieshin. I japin atij një bukuri që nuk e kishte më parë. Dhe, trieshianët në trojet e tyre etnike mburren për këto vepra fisnike të vëllezërve të vet në Amerikë. Shprehen me krenari  se  kontributi i tyre në të gjtha kohërat nuk do të harrohet. Nderim dhe respekt  të gjithë trieshianëve që kontribuan dhe do të kontribuojnë  për të mirën e vendit të vet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!