Doli nga shtypi libri publicistik “Përjetësia e fjalës” e autorit Gjokë Dukaj

Kohë më parë doli nga shtypi përmbledhja publicistike e autorit Gjokë Dukaj, gazetar i RTMZ, i cili vite me radhë është i pranishëm në hapësirën mediatike, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë.

Përmbledhja në fjalë përmban rreth 50 punime autoriale të tij: informacione, vështrime dhe refleksione, pjesa më e madhe e të cilave është emetuar në valët e Radios së Malit të Zi për një periudhë të gjatë. Autori, me punimet e veta të këtij zhanri trajton çështje të ndryshme shoqërore dhe njëkohësisht duke informuar opinionin e gjerë me çështjet më aktuale nga e përditshmja.

Aq më parë pasi që ai si autor në vazhdimësi është i pranishëm edhe në media të shumta të shkruara në gjuhën shqipe. Redaktor i kësaj përmbledhje është prof.dr Gjovalin Gjeloshi, ndërkaq recensent është prof.dr Hamit Boriçi. Libri është shtypur në shtypshkronjën “Fiorentia” në Shkodër, kurse botimi i këtij libri është mundësuar me përkrahjen financiare të fondit për mbrojtjen dhe zhvillimin e pakicave në Mal të Zi. /KohaJavore/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!