Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shpalli thirrjen publike për elektorë të cilët do të marrin pjesë në Kuvendin e elektorëve të këtij institucioni.
Elektor mund të jetë çdo përfaqësues i këtij komuniteti nacional i cili grumbullon të paktën 60 nënshkrime të Shqiptarëve me të drejtë vote.
Ky proces do të jetë i hapur deri me 10 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa lajmërimet duhet të dorëzohen në hapësirat e KKSH-së ose përmes postës.