Mali i Zi dhe Shqipëria votojnë kundër vendimit të Trump për Jeruzalemin – SHBA paralajmëron: Nuk do ta harrojmë këtë votim!

Mali i Zi dhe Shqipëria janë rreshtuar përkrah BE-së dhe kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 Ndërsa nga vendet në rajon Kroacia, Bosnja dhe Hungaria kanë abstenuar.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

128 vende anëtare kanë votuar pro, 35 kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës.

Teksti i rezolutës thotë se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.

Para se të votohej, Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB paralajmëruan vendet anëtare për ndërpreje të ndihmave financiare nëse votojnë pro rezolutës.

“Do ta mbajmë mend këtë votim, do të mbajmë mend secilën votë. Të gjitha shtetet e thërrasin SHBA-an kur është në interes të tyre dhe tani ndikimin dhe parat do ti përdorim  në mënyrë proaktive dhe në një mënyrë tjetër, paralajmëroi ambasadorja e SHBA-së.

Ajo shtoi se pavarësisht vendimit, Ambasada amerikane në Izrael do të zhvendoset në Jerusalem.

“Asnjë votë në OKB nuk do të ndryshojë këtë”, shtoi ajo. “Por, kjo votë do të ketë ndikim se si amerikanët e shohin OKB-në dhe shtetet që nuk na respektojnë në OKB. Kjo votë do të mbahet mend”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!