Nimanbegu kërkon investime në Krajë: Ujësjellësi, rruga, kalimi kufitar…

Në seancën e Kuvendit MZ me 18.12.2019 kryeministrit Markoviq i shtrova disa pyetje për nevojat e Krajës: Ujësjellësi, rruga dhe kalimi kufitar.
Realizimi i këtyre projekteve janë kërkesë e jona e kahmotshme.

1. Në ç’fazë gjendet dhe deri ku ka mbërri realizimi: ndërtimi (planifikimi/projektimi) i ujësjellësit, e me të edhe zgjidhja e furnizimit me ujë të zonës së Krajës?
2. Kur planifikohet rekonstruktimi i boshtit rrugor Katërkollë – Ostros?
3. Ku ka arritur dhe kur planifikohet ndërtimi dhe hapja e kalimit kufitar Skjë (Mali i Zi) – Zogaj (Shqipëri) me rrugët hyrëse?

Kryeministri Dushko Markoviq në përgjigjen e tij më informoi se:

Ujësjellësi për Krajë: Drejtoria e Punëve Publike për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në zonën e Krajës ka përgatitur dokumentacionin e tenderit për përpilimin e projekt studimit të ujësjellësit në komunën e Tivarit duke përfshirë edhe zonën e Krajës. Tenderi i cili do të publikohet këtë javë, me vlerë prej 70.000 EUR.

Rruga Katërkollë – Ostros – Virpazar: Drejtoria për Komunikacion e ka shpallur tenderin për zgjedhjen e projektuesit për rikonstruktimin e kësaj rruge në gjatësi prej 18 km. Projekti është duke u punuar dhe do të kryhet deri kah mesi i vitit të ardhshëm. (Vlerësimi i çmimit për rikonstruktim është prej 9 – 10 milionë EUR).

Ndërtimi dhe hapja e kalimit kufitar Skjë – Zogaj (Shqipëri): Për mungesën e infrastrukturës rrugore deri në pikën e përbashkët kufitare, është përfunduar projekti për boshtin rrugor Skjë–Zogaj si dhe revizioni i duhur. Në përgatitje është dokumentacioni i tenderit për zgjedhjen e realizuesit më të mirë, tender i cili do të hapet më 25.12.2019. Gjatësia e rrugës është 1,4 km me dy shirita me gjerësi 2 x 2,75m; vlera e projektit është 800.000 EUR, ndërsa fillimi dhe përfundimi i realizimit të kësaj rruge parashihet për vitin 2020.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!