Vuçiq, Gjukanoviq dhe Zaev në Durrës, Rama u tregon zonat e dëmtuara nga tërmeti

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev kanë shkuar në Durrës për të parë nga afër zonat e dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Ndërkohë liderët rajonal ndodhen në Shqipëri për takimi e 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor, e cila zhvillohet ne Tiranë, me datat 20-21 Dhjetor 2019.

Gjatë ditës së sotme pritet që poashtu të zhvillohet “Sesioni i liderëve”, derisa në orën 12:00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve. Në orën 13:15 aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për media.

Mbrëmjen e djeshme, takimi i tyre është shoqëruar me protesta, ku qindra qytetarë dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar me pankarta në dorë kundër pranisë së Vuçiç në Tiranë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!