Ministrja e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq- Bojoviq, tha se masat e reja epidemiologjike mundësojnë lejimin e dasmave, festimeve dhe ditëlindjeve, si dhe pjesëmarrjen dhe përcjelljen e ngjarjeve sportive.
Ambientet e hotelerisë do të jenë të hapura pas mesnate gjatë festave të Vitit të Ri, deri më 3 janar.
Nuk do të ketë kufizime në punën e objekteve të hotelerisë as për Krishtlindjet katolike dhe as ortodokse.
Ministrja tha në konferencën për media se virusi Omikron është konfirmuar në Mal të Zi, por se sistemi shëndetësor është gati. Masat e reja mundësojnë organizimin e dasmave në ambientet e hotelerisë me posedimin e të paktën një prej elementeve të parapara me certifikatën COVID- 19. Mund të jenë të pranishëm deri në 100 persona, në mënyrë që në 4 m2 të objektit të ketë një mysafir. Masat janë të vlefshme deri më 12 janar.