Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryetar i Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar se deputetit në Parlamentin e Mali të Zi i zgjedhur nga lista e koalicionit që ai e udhëhoqi, Nik Gjeloshajt, iu rekomandua që të votojë pro besimit të Qeverisë së Malit të Zi.
„Jemi të bindur që në këtë mënyrë i kontribuojmë stabilitetit dhe nevojës së vazhdimit të dialogut parlamentar“, tha Gjeka.
Ai ditët e kaluara kreu konsulltimet rreth kësaj çështjeje edhe me parnerët tjerë të koalicionit.