Ndërpritet seanca e Kuvendit: Kërcënohet nënkryetari Nimanbegu (Video)

Kuvendi I Malit te Zi me 19 janar 2018 ka filluar seancen e pare te jashtezakonshme per kete vit me 12 pika te rendit te dites.

Deputetet ne diten e pare te séances kane perfunduar debaten mbi Propozimligjin mbi ndryshimet dhe plotesimet e Ligjit mbi administraten publike dhe Propozimligjin per mbrojtjen e banoreve nga semundjet ngjitese. Te pranishem ne sale ishin perfaqesuesit e pozites dhe nje pjese e opozites. Ajo cfare eshte theksuar ne kete mbledhje ishte edhe polemike e ashper dhe nje fjalor tejet I rende per nje institucion reprezentativ sic eshte kuvendi,

Ajo cfare e karakterizoi kete séance, eshte fjalori fyes I  deputeti Knezheviq drejtuar nenkryetarit te kuvendit te Malit te Zi dhe deputetit te Forces, Genci Nimanbegut, I cili ne kete rast po udheheqte seancen. Nenkryetari Nimanbegu pas nje mori diskutimesh procedurale nga ana e opozites dhe kerkeses qe te mos diskutohet pika e rendit te dites per shkak te mospranise se ministrit te shendetesise,  Nimanbegu, si kryesues I seances vleresi se egzistojne kushtet per te vazhduar debaten sepse e pranishme ishte bashkepunetorja e autorizuar per ta mbrojtur propozimligjin ne fjale.

Por kjo situate shkaktoi revolt tek opozita, ku konkretisht deputeti Knezheviq I drejtohet Nimanbegut me fjalet: “une mund edhe me doren e djathte- ja mogu I desnom rukom”(pasiqe doren e majte e ka te lidhur nga incidenti I fundit ne kuvend) si dhe ”mos e luaj ketu rolin e personit te rendesishem, kur ta formosh UCK-ne, atje luaje kete rol- nemoj da izigravas facu ti ovdje, pa kad napravis UCK tamo ces izigravati facu”. Pas ketyre nderhyrjeve, nenkryetari Nimanbegu dha pauzen e cila zgjati rreth 45 minuta./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!