Meta vizitë në muzeun etnografik të Malësisë – Mirënjohje për Shtjefën Ivezaj

Gjatë vizitës shtetërore në Malin e Zi, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është ndalur dhe në muzeun etnografik të Malësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti shprehet se ishte një emocion i paharruar nga kjo vizitë.

Presidenti Meta shpreh mirënjohje për patriotin Shtjefën Ivezaj, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.

Më poshtë postimi i plotë i Presidentit Meta:

Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufijshme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!