Nimanbegu: Të pavërteta konstatimet e ministrit Leposaviq

Reagim ndaj deklaratës së Ministrit Leposaviq

Lista Shqiptarë kështu reagon në thënie të ministrit Lleposaviq të thënë opinionit publik mbrëmë, në emisionin  “Naçisto” në TV Vijesti që: largimi nga puna e dy funksionerëve të Listës Shqiptare të bërë nga kjo qeveri e re është siç tha ai “duke njohur” ministrat në fjalë “që është isigurt që në këtë rast është lëshim i ish-funksionerëve duke mos ardhur në punë dhe duke thyer ligjet e punës. Këto thënienuk korespondojnë me vendimet që vetë kjo qeveri i ka marrë kur i kanë pushuar nga puna dy drejtorët e drejtorisë dhe janë në kundërshtim të plotë me të vërtetën. 

Secili funksionar që mbulon postet më të larta shtetëroreposaçërisht në komunikim me publikun duhet të jetë tejet i kujdesshëm që thëniet të jenë të bazuara në fakte dhe në dëshmi materiale. Prandaj, thellësisht na habit fakti se sa lehtë mundet me këto deklarata të shprehen dhe të njollosen dy funksionaret të cilët kanë punuar në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përkushtuar detyrave që janë dhënë me anë të konkursit publik në mandatin e kaluar. Fakti është dhe dëmi  që atyre i shkaktohet nga ana e deklaratave të ministrit Leposaviq meqë këto nuk janë të vërteta dhe me këtë mënyrë e demantojmë thëniet e tija dhe kërkojmë që ministri Leposaviq dhe plotësisht qeveria të koordinohen brenda vetit,  për çfarëarsyesh dhe si komunikojnë me publikut. 

Së dyti, në të njëjtin emision ministri Leposaviq cekë që pakicat janë të ftuara të marrin pjesë në qeveri por ato kanë pasur kërkesa që janë edhe kundër kushtetuese. Këtu bëhet fjalë për kërkesat që Lista Shqiptare e ka bërë në të vetmin takim me mandatarin të asaj kohe z. Krivokapiq.  I falënderohemi që z. Leposaviq si i pari funksionar i dha publikut shpjegim për ç arsye, sepse kurrë nuk është dhënë përgjigje Listës Shqiptare dhe vet kjo dëshmon për pa sinqeritetin e ftesës së tyre bërë më herët. 

Kërkesat tona i kemi pasë  të qarta si ato praktike të shpalluranë medie por edhe ato të cilat nuk ishin në fokusin e publikut dhe po përsëris: cilat politika do të ushtroj qeveria, si do të jenë marrëdhëniet të brendshme në nivelin e Malit të Zi dhe në mes të kombeve  që përbëjnë këtë shtet, si do të jenë marrëdhëniet  e kësaj qeverie në provokime që  strukturat e ndryshme mund ti bëjnë ndaj pakicës sonë shqiptare. Në këto të fundit nuk kemi marr përgjigje dhe ato janë arsyet të vërteta përse Lista Shqiptare nuk është pjesë e shumicës së dhunuar kuvendit të Malit të Zi.

Sigurojmë që në vazhdimësi do të reagojmë si ndaj gabimeve por edhe do të ndihmojmë Qeverinë nëse merr hapa të mira. Tani për tani po i presim këto pozitive ende edhe përkundra premtimeve.

Genci Nimanbegu

Deputeti i Listës Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!