Ish deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe gazetarja e mirënjohur – Grida Duma ishte në komunën e Tuzit, ku mbajti ligjëratën për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm.
Ku qëndron gruaja sot? Sa janë të përfshira gratë në vendimmarrje? Në një sistem patriarkal, a janë ato vetëm kuota politike apo diçka më tepër?
Këto ishin disa nga pyetjet të cilave znj. Duma i’u përgjigj gjatë ligjëratës.