Kajoshaj priti në takim ish deputeten e PD të Shqipërisë, sociologen dhe gazetaren e mirënjohur – Grida Duma

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshqj priti në takim ish deputeten e Partisë Demokratike të Shqipërisë, sociologen dhe gazetaren e mirënjohur – Grida Duma.

Gjatë takimit Kajoshaj e njoftoi atë me projektet zhvillimore që Komuna ka bërë vitet e fundit si dhe me sfidat me të cilat është përballur ajo.

Po ashtu, ata diskutuan për çështjet aktuale politike, duke ndarë të njëjtin mendim se Mali i Zi dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, duhet të ndjekin frymën e re të mendësisë evropiane.

Duke i uruar, për transformimin që po i bën qytetit, Duma u dëshiroi atyre suksese në zgjedhjet e 5 marsit.

Të pranishëm në takim ishin edhe shkrimrari dhe gazetari, Agim Baçi, kryetari i Këshillit nacional shqiptarë, Faik Nika, nënkryetari i Komunës, Haris Ramoviq, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj dhe shefja e kabinetit të kryetarit, Drita Rukaj.

Komuna e Tuzit!

Shperndaje