46.9 për qind e qytetarëve për NATO, DPS partia me mbështetjen më të madhe

Sipas hulumtimeve të agjencisë Damar e cila është kryer për nevojat e Partisë Liberale, hyrjen e Malit të Zi në NATO e mbështetë 46.9 për qind e popullsisë ndërsa 37.4 për qind janë kundër.

Hulumtimi është bërë në muajin shkurt në një mostër prej 1000 të anketuarve në dhjetë komuna në Mal të zi: Podgoricë, Nikshiq, Cetinje, Bar, Herceg Novi, Ulqin, Bijelo Polje, Rozhajë, Pljevlja, Berane.

Mbështetja për partitë politike është si ne vijim: DPS 40.9 për qind, DEMOS 12.2 %, , DF 11.9 %, Demokratët 6.8 , SNP 6.4 %, URA 6.1 , SDP 4.3 %, Partia Boshjnake 3.6 , Social Demokratët 2,2 %, Mali i Zi pozitiv 1.9 ,Partia Liberale 1.1 %, Forca 1.0 % , Partia Demokratike 0.6 %, CDU 0.6 për qind.

Sa i përket hyrjes në BE, 61 përqind e të anketuarve janë pro, 17.8 për qind kundër, 10.8 për qind nuk e dinë dhe 10.4 për qind nuk do të votonin./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!