Forca me Partinë Boshnjake dhe HGI e përkrahin shkarkimin e Krivokapiq

Partia Boshnjake, FORCA dhe HGI do të  mbështesin shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq.

Në takimin e mbajtur sot në mëngjes në Tivarë,përfaqsuesit e Partisë Boshnjake, Forcës dhe HGI- kanë marrë vendimin që të nënshkruajnë iniciativën e votimit dhe të votojnë për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit Ranko Krivokapiq.

Ky ishte vendim i përbashkët i kryetarit të Partisë boshnjake Rafet Husoviq, Forcës Nazif Cungu dhe HGI-së Marija Vuçinoviq.

Tridhjetë e gjashtë deputetët kanë nënshkruar sot iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq.Këtë iniciativë e kan nëshkruar deputetët e DPS,Partisë Boshnjake,Forcës dhe Iniciativës Qytetare Kroate (HGI), duke kërkuar që Kuvendi të diskutojë për këtë më 10 mars.

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj nuk është nëshkrues i kësaj iniciative, ai ishte i vetmi deputet që kishte votuar kundër edhe shkarkimit të ministrit të punëve të brendshme Rashko Konjeviq./Malësia.ME/

Shperndaje