Në mars, pritet të dorëzohen në Parlament propozim ligjet për Komunë të plotë

Si pas informacioneve të gazetës Dan, ”Shqiptarët e Vëndosur” (Forca-UDSH-ASH) kanë arritur konsensus me PDS-në (DPS) që të nënshkruaj propozim ligjet që mundësojnë që Malësia në pranverë të këti viti të fitojë statusin e komunës së plotë.

Ekziston mundësia reale që këto ligje të përfundohen dhe të dorëzohen në procedurë parlamentare në javën e parë të marsit. Nik Gjeloshaj para disa javëve kishte deklaruar se ”Shqiptarët e Vëndosur” kanë filluar prëgaditjen e këtyre propozim ligjeve.

Këto propozim ligje në Parlament do të dorëzohen nga deputeti i “Shqiptarëve të Vëndosur” Genci Nimanbegu.

Siç shkruan Dan, PDS (DPS), Social Demokratët, Partia Boshnjake, Shqiptarët e Vëndosur dhe HGI ende nuk kanë arritur të bien dakord se kush do të jetë në krye të Administratës doganore, Administratës për diasporë, Parqet Nacionale, NP Të mirat detare, Administratën e Pujeve, Aeroportin e Malit të Zi…

Interesnte veçanërisht është që nuk është zgjidhur se kush do të jetë në krye të Drejtorisë së Diasporës dhe a do jetë kjo drejtori e veçantë, e ndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ka mosmarrëveshje të konsiderueshme mes ”Shiptarve të Vëndosur” dhe Partisë Boshnjake pasi që te dy palët janë të interesuar që kuadrot e tyre të udhëheqin këtë drejtori, shkruan Dan./Malësia.ME/

Shperndaje