Dua Lipa shkruan historinë me dy çmime në Brit Awards (Video)

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur, 22-vjeçarja ka qenë personazhi kryesor i edicionit të sivjetmë Brit Awards, ku shkëlqeu si nga dukja ashtu edhe në aspektin profesional.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore kishte bërë historinë duke u bërë femra e parë e nominuar në pesë kategori.

Ajo arriti të rrëmbente dy trofe në këtë ngjarje të madhe muzikore dhe është një fituese e madhe e evenimentit të madh britanik të ndarjes së çmimeve muzikore. Dua fitoi çmimin e parë në këtë ceremoni, atë për Artisten më të mirë britanike dhe atë Artistja me suksesin më të shpejtë në Britani.

Pas marrjes se çmimit të saj të dytë, këngëtarja Dua Lipa gjatë fjalimit të saj ka thënë se ëndrrat e saj janë bërë realitet

“Ju, m’i bëtë ëndrrat realitet”, ka thënë Dua.

 Pjesë e këtij evenimenti të madh muzikor ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, e cila nuk ishte e nominuar, por ishte një prej yjeve që performuan në skenë.

 
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!