Dje u mbajtë seanca konstituive e Kuvendit Komunë të Tuzit ku për herë të tretë Fadil Kajoshaj, nga rradhët e UDSH-së u zgjodh Kryetar i Kuvendit.
Nik Gjeloshaj nga ASH gjatë fjalimit në seancë tha se, zgjedhja e Kajoshaj për kryetar të Kuvendit është rezultati dhe dhurata e pa merituar, që ia dhanë si shpërblim të dëgjuashmerisë.
Më poshtë mund të lexoni një pjesë nga fjalimi i Gjeloshaj që e ka publikuar ai në facebookun e tij:
Të nderuar qytetarë,
Dëshiroj të ndaj me ju, një pjesë nga fjalimi im, e që është qendrim i Kryesisë së Alternativës Shqiptare.
“Kush dështoi? Pse? Me çfarë qëllimi?
Msheftësia doli në dritë sot, në përputhshmëri me një fjalë të urtë që thotë: “Bora përveç se zbardhë Tokën, shumë herë është e mirë se mbesin gjurmët e atyre që luajnë dhe sjellën verdallë”.
Kush luajti, çfarë i premtuan dhe pse e bëri këtë, tanimë është e qartë!?
Shkurt, zgjedhja e tij për kryeparlamentar të Kuvendit është rezultati dhe dhurata e pa merituar, që ia dhanë si shpërblim të dëgjuashmerisë, konkretisht shpartallimit të Marrëveshjes së nënshkruar nga përfaqësuasit e subjekteve nacionale shqiptare.
“Vepro kundër dëshirave dhe vullnetit të mirë të shtetit amë, Shqipërisë, dhe do të shpërblehesh” – kjo tanimë nuk është sekret, këtë e dinë të gjithë.
Personave të tillë, kushdo që të jenë ata, cilës do parti që t’i takojnë, ç’farëdo emri të mbajnë, Alternativa Shqiptare nuk u jep përkrahje politike.
Madje, refuzojmë që të jemi prezent në votimin e tij.
Kësaj radhe, për këtë rend dite të Kuvendit të sotëm kaq, ndërsa për çeshtjet tjera në vijim do të marrim qendrim politik dhe do të njoftojmë opinionin, në kohë, dhe në vend të caktuar.
Përveç klubit të këshilltarëve të Alternativës Shqiptare, ftoj të gjithë këshilltarët tjerë që me pjesëmarrjen e tyre në votim mos të legjitimojnë injorancën politike, të inskenuar nga shumica në Kuvend.”
PS me këtë rast dëshiroj të falënderoj këshilltarët e LDSH dhe Demoktatëve për solidarizim me ne, për bojkotim të këtij cirkusi poltik.
Në foton më posht mund të lexoni emrat e këshilltarëve nga DPS, BS, UDSH dhe SD që propozua kryetarin e Parlamentit.
1 Comment