Identifikohet sulmuesi i ambasadës

Policia e Malit të Zi ka arritur të identifikojë autorin i cili mbrëmë hodhi mjetin shpërthyes në drejtim të ambasadës amerikane në Podgoricë.

Dalibor Jaukoviq, 43 vjeçar, është personi që mbrëmë hodhi bombën në oborrin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, ndërsa më vonë ai hodhi vetën në erë me anë të eksplozivit.

Jaukoviq, ka jetuar në Podgoricë ndërsa është i lindur në Kralevë të Serbisë.

Në profilin e Jaukoviq në Facebook tregon se ati i është dhënë medalje nga Sllobodan Millosheviq për merita në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në vitin 1999.

Nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi thanë se nuk dihen ende motivet e sulmuesit. Në hetime u tha se është përfshirë edhe FBI-ja.
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!