Pejoviq jep dorëheqje

Ministri i punëve evropiane Aleksandar Andria Pejoviq ka dhënë dorëheqje në këtë funksion.

Të përkujtojmë se Agjencia për pengimin e korrupsionit ditë më parë ka vërtetuar se Pejoviq si funksionar publikë , ka shkelur nenin 7 i ligjit për pengimin e korrupsionit si dhe neni 104 i kushtetues së Malit të Zi , i cili ua ndalon presidentit dhe anëtarëve të Qeverisë që të ushtrojnë funksionin publikë të deputetit ose funksion tjetër.

Me vendimin e agjencisë është vërtetuar se Pejoviq duke ushtruar funksionin e ambasadorit të misionit të Malit të Zi në BE prej majit të vitit të kaluar ka marr si kompensim nga 3 mijë e 168 euro.

Ai ka deklaruar se do ti shfrytëzojë mangësitë juridike dhe të drejtën e vetë do ta kërkojë në procedurën e paraparë me ligj, i bindur se nuk e ka shkelur ligjin në asnjërën nga akuzat të cilat përmendën në vendimin e agjencisë. Ai ka shkruar se është i sigurte se në procedurën e mëtejmë gjyqësore do të vërtetojë mosekzistimin e konfliktit të interesave me qëllim të mbrojtjes të integritetit të vetë dhe njëkohësisht edhe kredibilitetin e institucioneve të sistemit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!