Markoviq mesazh Kadri Veselit: Nuk dalim kundër Serbisë

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq në adresimin për gazetarët pas takimin me komisarin evropian Johanes Han ka thënë se nuk kupton porosinë e Veselit, shkruan “Novosti”.

Porosia që Podgorica dhe Shkupi të bashkohet kundër Serbisë është e pamenduar dhe nga këndi i Malit të Zi nuk mund të pranohet.

Markoviq ka theksuar se “Mali i Zi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë lidhje kundër dikujt, pra as kundër Serbisë. Nuk kuptoj këtë porosi. Ajo nuk mund të pranohet në Malin e Zi, nga këndvështrimi ynë kjo është e pamenduar”, ka thënë Markoviq

Një ditë më herët përkujton gazeta, Veseli në një intervistë ka ftuar fqinjët në “pakt” kundër Serbisë, njoftojnë medit serbe.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!