Dënojmë të gjitha aktet për njohjen e rajoneve të Donetskut dhe Luganskut si entitete të pavarura, të cilat shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në ligj, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Presidenti rus Vladimir Putin njohu të hënën si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë që Perëndimi druhet se do të shkaktojë një luftë madhore.
“Mali i Zi përsërit mbështetjen e tij të qartë për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të tij të njohur ndërkombëtarisht,” tha presidenti në Twitter.