Edhe në Francë do të ketë ndonjë surprizë të vogël (Video)

Dy miqësoret e fundmarsit do ti shërbejn teknikut Ganni De Biasi për të kontrolluar gjëndjen e futbollisteve për të zyrtarizuar më pas skuadrën e cila do marr pjes në Kampionatin Europian France 2016.

I rikthyer në kombëtare pas një kohe të gjatë për shkak dëmtimi, mbrojtësi kuqezi Mërgim Mavraj deklaron se koha e festës së kualifikimit historik ka përfunduar dhe duhet të përgatitemi për betejën e radhës.

“E kemi shijuar këtë sukses, por tani fillon puna. Tani duhet ta forcohemi e stabilizohemi si grup, pastaj besoj se edhe në Francë do të ketë ndonjë surprizë të vogël”, shprehet Mavraj.

Ndërsa, sulmuesi Cikalleshi thekson se puna për në Finalet e Francës fillon që nga ndeshjet miqësore të fund marsit.“Edhe pse janë ndeshje miqësore, janë të rëndësishme për ne. Jemi mjaft të motivuar, ndjehemi mirë. Shpresoj që në ndeshjen me Austrinë të marrim një rezultat pozitiv”, thotë Cikalleshi.

Risi në kombëtare është talenti i Viteses Milot Rashica që po shkëqen në Holandë, De Biasi i ka dhën mundësin të jetë vetem në ndeshjen ndaj Luksemburgut.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!