Kuvendi: Nesër në rënd të ditës shkarkimi i Krivokapiqit

Parlamenti i Malit të Zi në seancën e parë të rregullt që u mbajt sot në Cetinë miratoi disa dokumente ndërkombëtare.

Për ndryshe plotësimet e ligjit për qeverisjen lokale , me të cilin është paraparë që tu vazhdohet mandati këshilltarëve të Kuvendit komunal të Tivatit deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale nuk është renditur në rendin e ditës të seancës së sotme parlamentare.

Kuvendi nesër do të mbaj mbledhjen e re me pikën e 14 të rendit të ditës, ku parashihet debati për shkarkimin e kryetarit të parlamentit Ranko Krivokapiq. Deputetët në këtë seancë do të deklarohen edhe për disa projekt ligje të propozuara nga qeveria si dhe për vendimin e formimit të Këshillit për përcjelljen dhe kontrollin e realizimit të projektit,ndërtimit të autostradës Tivar –Bolare. Në rend të ditës gjithashtu janë edhe raportet për aktivitetet në bazë të kontratës për qiranë e siujdhesës Llushtica në H. Novi, pastaj të kazermës në Kumbor dhe të Llushticës në Tivat.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!