Siç mëson portali Malësia.ME, neser me 23 mars 2017, qeveria e Malit te Zi, në bazë të marrveshjes dhe kërrkesës së koalicionit ”Shqiptarët e Vendosur”, do të aprovojë dy ligje me të cilat Tuzi do të ketë statusin e komunës së plot.
Do të ndryshohet ligji për organizim territorial, ku do të definohet Tuzi si komuna e 24-të në Mal të Zi.
Gjithashtu do të ndryshohet edhe ligji i Kryeqytetit, ku në këtë ligjë do të fshihet Tuzi si komunë e kryeqytetit, pasi me ligje për organizim territorial Tuzi bëhet komunë e plotë./Malësia.ME/