Markoviq dhe Gegaj përshendesin miratimin e Demarkacionit

Kryeministri i Mali të Zi Dushko Markoviq përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes së Kufirit Shtetëror midis Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës i cili u votua dje në Parlamentin e Kosovës.

“E përgëzojmë shumicën parlamentare në Kosovë, kjo është një konfirmim i aftësisë sonë për të zgjidhur vetë çështjet e rëndësishme rajonale, në vend që të kërkojmë ndërmjetësimin. Ky është një lajm i mirë për marrëdhëniet tona bilaterale, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Kosova ka përmbushur një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave dhe ne shpresojmë se së shpejti kjo do të bëhet realitet për të mirën e qytetarëve të Kosovës, si dhe për qytetarët e Malit të Zi dhe vendet e tjera të rajonit “, tha Markoviq në mbledhjen e Qeverisë.

Gegaj: Përshëndes vendimin e Kuvendit të Kosovës, pa arsye zgjatën me miratimin e marrëveshjes

“E përshendes vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që edhe ata, si parlamentarë, miratuan diçka të dobishme për qytetarët e tyre dhe për tërë rajonin në përgjithësi. Mali i Zi bëri gjithçka që mund të bënte pas Marrëveshjes së Vjenës. Sipas mendimit tim, Kosova pa asnjë arsye, ka zgjatur me miratimin e marrëveshjes, dhe qytetarëve të Kosovës u kushtojë me pamunsin e udhëtimit pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, tha zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve Nikollë Gegaj.

Po mos të vinte deri te miratimi i marrëveshjes, jam i sigurt se kjo do të dëmtonte kredibilitetin e përgjithshme të shtetit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Ne të gjithë duhet të dimë se kufijtë mbeten aty, Kosova dhe Mali i Zi do të jetojnë së bashku përgjithmonë, jo vetëm si vende fqinje, por para të gjithash si shtete miqësore.

“Mali i Zi tregoi edhe këtë herë se është mik i vërtetë i Kosovës dhe i të gjitha vendeve të rajonit dhe se qëllimi ynë parësor është paqja, marrëdhëniet e mira fqinjësore si dhe stabiliteti rajonal. Kjo edhe pritet nga dikush siç është vendi ynë, lider në çdo gjë pozitive në rajon. Mali i Zi nuk ka çështje të hapura me asnjë vend të rajonit tha Gegaj mes tjerash për Kodex./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!