Rama: Vota për demarkacionin e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se vota për Demarkacionin është e vonuar por kuptimplotë për Kosovën.

“Super, vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta”, ka shkruar Rama.

Ai më tej ka shtuar se tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet.

“Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar Rama.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!