Shehoviq: Shqipja gjuha e dytë e huaj në Shkollat Fillore – Nimanbegu i pakënaqur (Video)

Nënkryetari i Parlamentit, Genci Nimanbegu pyeti ministrin e arsimit, Damir Shehoviq se cili është statusi i gjuhës shqipe, si gjuhë e mjedisit në shkollat në gjuhën malazeze në vendvanimet e përziera nacionale në Ulqin,Tuz, Plavë, Guci dhe Tivarë.

Ministri Shehoviq, tha se këshilli për arsim të përgjithshëm ka miratuar programin lëndor gjuha shqipe si gjuha e dytë e huaj në shkollat fillore dhe në vazhdimin e procedurës për këtë çështje vendos Këshilli nacional për arsim i cili do të marrë qëndrim në mbledhjen e ardhshme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!