Koronavirus konfirmohet edhe te pesë persona tjerë

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi ekzistencën e koronavirusit edhe te pesë persona tjerë, duke rritur numrin e të infektuarve në 21.

“Sapo ka përfunduar analiza e 10 mostrave. Koronavirusi është konfirmuar edhe te pesë persona, të gjithë të lidhur me rastet ekzistuese,”njoftuan nga ISHP.

Në Mal të Zi, tani kemi gjithsej 21 të infektuar me koronavirusin e ri.

“Nën mbikëqyrje shëndetësore Janë 5,565 persona”, njoftojnë nga ISHP./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!