Qeveria e Malit të Zi ka publikuar në faqen e saj të internetit një listë të personave të cilëve iu është caktuar masa e vet-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë.
“Le ta dijë çdo qytetar se cili nga fqinjët dhe bashkëqytetarët e tyre me mos disiplinë i vën ata në rrezik”, njofton qeveria malazeze.
Sipas qeverisë malazeze, vendimi u mor pasi u përcaktua se disa persona të cilëve u ishte shqiptuar kjo masë pas mbërritjes në Mal të Zi u larguan nga shtëpitë e tyre, duke i ekspozuar në një shkallë të lartë rreziku të gjithë ata me të cilët janë në kontakt dhe gjithë Malin e Zi.
Njoftimi për një masë të tillë ika nxitur reagimet nga organizatat joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke theksuar se me publikimin e emrave të personave në vet-izolim, Qeveria do të shkelte kushtetutën dhe do të kufizonte të drejtën e privatësisë.
Në Mal të Zi, 16 persona janë të infektuar nga koronavirusi, ndërsa 5.156 janë nën mbikëqyrje shëndetësore, njoftoi Instituti për Shëndet Publik.
Emrat e atyre që u është caktuar masa e vet-izolimit të detyrueshëm mund ti gjeni KËTU.