Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur gjatë mëngjesit të sotëm nga një tërmet me magnitudë 5.3.
Epiqendra e tërmetit ishte në veri të Zagrebit me thellësi 10 kilometra,
shkaktoi dëme dhe panik tek njerëzit.
Nga tërmeti një 15-vjeçar mbeti i vdekur, raportojnë mediat kroate.

Qeveria Kroate nëpërmjet një postimi në Twitter u bëri thirrje qytetarëve që të “qëndrojnë të qetë” dhe “të mbajnë distancat sociale”.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të qytetit të Zagrebit të cilët dolën pas tërmetit, mbajeni distancën Ne e dimë se jeni të shqetësuar, por mbani në mend situatën në të cilën gjendemi të gjithë. Ndiqni udhëzimet e shërbimeve të qytetit dhe institucioneve përkatëse, por para së gjithash, edhe një herë, mbajeni distancën tuaj”, kanë shkruar nga Qeveria.


