Cungu, Shkrela,Nrekiq takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli priti në takim një delegacion të Komunës së Ulqinit.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti dje në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, kryetarin e kuvendit Loro Nrekiq, nënkryetarët e Komunës Arian Murati dhe Hatixhe Gjoni, deputetin dhe këshilltarin e DPS Luigj Shkrela me të cilët bisedoi për situatën aktuale në Kosovë dhe zhvillimet që përcollën skenën politike të Ulqinit në muajt e fundit.

Ata biseduan për lidhjet e fuqishme dhe të hershme që ekzistojnë midis Kosovës dhe qytetit të Ulqinit, përkatësisht qytetarëve respektivë, duke shtruar nevojën që këto raporte të forcohen edhe më tej.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se bregdeti i Ulqinit vazhdon të mbetet një nga preferencat kryesore të turistëve nga Kosova, që lidhet edhe me pritjen bujare të ulqinakëve.

Në takim u bisedua edhe për të drejtat e shqiptarëve në shtetin malazez, duke e konsideruar këtë komunitet si një urë të rëndësishme bashkëpunimi midis dy shteteve.Poashtu potencuan aspiratat e përbashkëta të Kosovës dhe Malit të Zi për vazhdimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike.

Image 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!