Dreshaj: Kusuret politike u dëshmuan me zgjedhjen e Këshillit Programor të Kohës Javore!

Malësia.me: Ju keni qenë anëtarë i KKSH-së për disa vite, gjithashtu keni qenë edhe nënkryetar i këtij Këshilli ku para disa kohëve keni dhënë dorëheqje, mund tëna tregoni cili është opinioni juaj rreth punës së KKSH gjatë këtyre viteve?

P. Dreshaj: Së pari një informacion për lexuesin e gjërë. KKSH në Mal tëZi është institucion i themeluar në bazë të ligjit për pakica e të cilin e kanë rekomandua institucionet gjegjëse të Komisionit Europian, si shumë rekomandime tjera, fatkeqësisht edhe këtë rekomandim, Mali i Zi nuk e plotëson në terësi. Krijon njësubjekt këshilldhënës pa kompetenca në vendimemarrje.Unë jam anëtarë i Këshillit prej themelimit në vitin 2008, pra isha anetarë edhe në mandatin e parë.

Fillimisht përveç problemeve që gjatë themelimit të një subjekti të ri nërajon u ballafaquam edhe me një injorim total dhe të paparë nga ana e Ministrisë për të drejta të pakicave në krye të cilit ishte Ferhat Dinosha.Edhe pse me Ligje qeveria ishte e obliguar të ndajë mjete për financim të Këshillave Kombëtare, në pothuaj se gati dy vjet punuam në kushte shumë të veshtira. Nga ky këndveshtrim duhet cekë se pritjet ishin shumë më të mëdhaja se sa mundësitë. Përveç që u rrumbullakua infrastruktura juridike e KKSH (statute, rregullorja e punës, themelimi i komisioneve, hartimi i programit të punës etj), KKSH në krye me Kryetarin z.Tahir Tahiri bëri një punë respektabile.Natyrisht se çdo fillim ka vështirësitë e veta e aq më teper kur nuk ka përvoja të tilla në rajon.Pas konsolidimit filluam me projekte të ndryshme duke filluar nga kremtimi i festave Kombëtare dhe shenimi i datave historike, organizimi i seminareve të ndryshme me rëndësi kombëtare, tryeza të rrumbullakta, mbeshtetja e institucioneve nacionale si dhe shoqatave dhe individeve. Por…..!!!! Gjithmonëështë një por…. Nuk është bërë atë se çfarë pritej nga Këshilli.Arsyet janë objektive dhe subjektive. Në arsyet objektive mund të numrojmë në radhë të parë statusin juridik që këshilli gëzon, pra mungesen e kompetencave,pastaj mungesa e mjeteve materiale, neglizhenca e Qeverisë, mungesa e përvojes etj…kurse në arsyet subjektive vendose metodologjinë e gabuar të veprimit dhe interesat e ngushta të subjekteve që participojnë në KKSH.

Malësia.me: A mendoni se mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të këtij këshilli bëhet në mënyrë të drejtë?

P. Dreshaj: Jo!!!!Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve nuk bëhet me standarde demokratike. Mendoj se nuk është e tepert të sqaroj se përbërja e KKSH është e përcaktuar me Ligje për të drejtat e pakicave dhe me Rregullat për zgjedhje të anëtarëve të KK që i përpilon Ministria. Këto akte juridike precizojnë se 50 % të anëtarëve të përgjithshem janë të reservuar për funksioner nga radhet e Shqiptarëve, çka do të thotë se me automatizem anëtarë të KKSH janë çdo deputet në Parlamentin e Malit te Zi që deklarohen Shqipetarë pastaj kryetaret e Komunave me shumicë Shqipetare, kryetarët e Parlamenteve po të këtyre Komunave, kryetarët e partive apo subjekteve politike Nacionale dhe ministrat në Qeverinë e Malit të Zi.Kurse 50% tjetër ploësohet nga radhet e elektorëve.Këtu mund të kandidohet çdo qytetarë që grumbullon 100 nënshkrime dhe nga të paraqiturit zgjidhen në kuvendin e elektoreve.Fatkeqësisht kjo metodë nuk është e mirë.por mendoj se duhet edhe kjo pjesë të zgjidhet me votën e lire të qytetareve.Këtë kërkesë disa herë e kam parashtrua në tryeza të ndryshme kur bëhej fjalë për Këshillet Kombëtare.E përsëris se kornizat juridike mundesojnë subjekteve politike të kyçen në lojë për dominim në KKSH.

Malësia.me: Që nga krijimi i KKSH e deri më tani një nder problemet ka qene politizimi, a mendoni se kjo po e demton shumë këtë këshill?

P. Dreshaj: Duke ju referuar asaj se çfarë ceka më lartë se në përberje të KKSH janë të inkorporuar çdo pothuaj se të gjitha subjektet politike nacionale, mendoj se ata këtë subjekt e shohin si mjet me të cilin mund të fuqizohen si parti, ose si grupacion politik.Dhe pikërisht për këtë bëhet edhe gjithë ajo përpjekje në mënyrë që të dominojë një strukturë politike.Këshilli duhet të luaj rrolin e subjektit mbipartiak por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.Ngjyrat politike janë më të dukshme në këtë përbërje se sa në përbërjen e parë. Duhet theksua se në përbërjen e parë Tahir Tahiri si kryetarëi parë bëri përpjekje, edhe pse me shumë veshtirësi, që këto ngjyra të jenë më pak të dukshme. Dhe definitivisht jam i bindur se politizimi i KKSH demton imazhin e tij.

Malësia.me: Keni deklaruar se nuk bëheni pjesë e pazareve politike,kush mendoni se bënë pazare politike në KKSH?

P. Dreshaj:Po ashtu është.Unë si anëtarë i KKSH nga radhët e elektorëve nuk dua të jem pjesë e kusureve politike.Unë nuk jam peng i asnjë subjekti politikë.Jam peng i bindjeve të mia dhe botës sime se si e shof unë pozitën e Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në rajon.Benefitet e imta personale dhe partiake nuk i vendos para benefiteve nacionale. Këtë e kam deshmua edhe me aktin e dorëheqjes nga posti i Nënkryetarit në lidhje me këtë pyetje nuk duate zgjas, por i le lexuaesit të vleresojnë se kush bënë pazare politike. Këtë e kan dëshmuar edhe ngjarjet e fundit nëlidhje me votebesimin e Qeverisë dhe në lidhje me mazhorancën në Komunën e Ulqinit.

Malësia.me: A mendoni se është e drejtë që një zyrtar i një partie politike të jetë në krye të KKSH?

P. Dreshaj: Me statut është përcaktuar se çdo anëtarë i KKSH mund të jetë edhe Kryetarë.Pra nga aspekti juridike kjo është në rregull, por personalisht mendoj dhe këtë edhe praktika e ka deshmua se posti i kryetarit të këshillit duhet të jetë post profesional.Pra duhet që të jetë i përkushtuar maksimalisht detyrave dhe obligimeve që rrjedhin nga statute.Deputete,kryetarët e komunave dhe kryetaret e subjekteve politike kanë detyra parësorore dhe janë shumë të angazhuar në subjektet nga të cilet burojnë dhe detyrimisht e lënë menjanë angazhimin në KKSH. Pastaj shpesh ndodh që për një çështje diskuton edhe si kryetarë edhe si funksioner…Gjithashtu me gjithë vullnetin e mirë që mund të ketë Kryetari i dalë nga subjektet partiake nuk mund të jetë neutral mos ti jap ngjyre politike.Shembull me të fresket kemi zgjedhjen e Këshillit drejtues të Kohës Javore.Andaj duke u nisur nga kjo që thash më lartë mendoj se kryetari i KKSH duhet tëburoje nga radhet e elektorëve pra të jenë i pavarur nga influencë e politikës se ditës.

Malësia.me: Si e vleresoni punën e kryetarit të KKSH, çfarë po bënë mirë dhe çfarë po bënë keq?

P. Dreshaj: Procesi i vlerësimit të një veprimtarie politike është shumë i veshtirë sepse mund të jetë subjektiv. Gjithashtu duhet të kalojë një kohë për të vlerësuar arritjet në politikë, por ashtu si thotë një fjalë e urët e popullit se “Dita e mirë shifet në mëngjes“ edhe në politikë mund të vlerësohen fillimet e veprimtarise. Në fillim dua të veçoj një gjë pozitive. Kryetari aktual Genci Nimanbegu është deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe gjatë ushtruerjes së detyrës ka kontakte me ata që sjedhin vendime dhe këto kontakte përpiqet ti shfrytezojë, por përsëri e ceki jo aq sa duhet.Pastaj projekti për përmirsimin e gjëndjes në arsimin shqip avanson poziten tonë, por dorën në zemër nuk duhet minimizuar punëne e palodhshme që bënë Drejtori i drejtorisë së arsimit të pakicave z.Marash Dukaj.Por krejt këto janë pjesëza të vogla të aktiviteteve që KKSH duhet ti bëjë. Atë se me çfarë unë nuk pajtohem është metodologjia e punës dhe mënyra e prezentimit të problemeve të Shqipetarëve në Mal të Zi si te faktori ndërkombëtarë ashtu edhe në vend e në radhë të parë para organëve vendimarrëse në qeveritë e dy shteteve Shqipetare atë të Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjithashtu fare pak ose aspak nuk bëhet në lobim që Qeverisë Malazeze ti bëhet trysni që kërkesat tona të merren në konsideratë. Në këtë drejtim duhet shpenzuar energjia dhe kapacitetet tona ejo në organizimin e kremtimeve të ndryshme etj. Me këto aktivitete le të merret sektori civil. Dua të ceki një shëmbull tipik: rregjistrimi i studenteve në universitete të Shqiperisë dhe Kosovës, me këtë problematik duhet të merret ministria për arsim.KKSH mjafton të bëjë lobim të sigurojë kuotat e nevojshme e jo edhe me grumbullimin e dokumentacionit qëështë një punë voluminoze.Gjithashtu një prej vërejtjeve të mia kryesore është neglizhenca në punë dhe zvarritja e ballafaqimit me probleme.Akoma KKSH nuk ka bërë konstituimin e organeve udhëheqëse të percaktuara me statut.Akoma nuk e ka harmonizua Rregulloren e punës me Statut tëri.Akoma nuk e ka vënë në funkcion Zyrën e KKSH në Tuz.Është zvarrit pa nevojë zgjedhja e këshillit drejtues të Kohes Javore etj etj.

Malësia.me:Para disa kohëve kur u zgjedh këshilli drejtues i Kohës Javore ne kemi publikuar një skandal rreth zgjedhjes së anëtarëve ku nga 5 anëtarë 4 ishin aktivist politik nga Forca dhe LDneMZ. A mendoni se po keqpërdorën pozitat në KKSH?

P. Dreshaj: E thash edhe më lartë se është i dukshem ndikimi i subjekteve politike në zgjedhjen e këshillit drejtues të Kohës Javore.Fatkeqesisht.

Më duhet të ndaj me lexuesit tuaj një mendim dhe një bindje time.Koha Javore falë rrethanave është i vetmi subjekt në të cilin autonomi apsolute për mirevajtjen e saj kanë Shqiptarët.Pra përmes kësaj reviste ne mund të tregojmë vehtes, por edhe botës aftësitë tona menaxhuese.Dhe me mjete që derdhen për këtë reviste, 100 000 euro në vit, ne kemi mundësin dhe rastin që të dëshmojmë se jemi të aftë që fatin tonë ta marrim në duart tona. Koha Javore duhet të jetë model i revistave javore për rajon si me cilësi si me përmbajtje ashtu edhe me dizajn. Mendoj se mund të jetë revistë që me ia pas lakmi edhe ata që nuk e njofin gjuhën shqipe. Pastaj në të ardhmen pse jo edhe gazetë ditore dhe shtepi botuese.E çfarë ndodhi?Si duket?E shifni edhe ju vetë. E kuptoj se në një ambient të përberë nga shumë subjekte janë të domosdoshme kompromiset, por kompromis për çështjet vitale asesi jo.

Malësia.me:Cili mendoni duhet të jetë roli i KKSH në politiken shqiptare në Mal të Zi?

P. Dreshaj: KKSH duhet të jetë trup kulmorë përfaqësues i Shqiptarëve në Mal të Zi, i zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve i cili duhet të ketëfuqinë e vendimarrjes për çështje që u takojnë shqiptarëve.Duhet të minimizohen fërkimet partiake -politike nacionale mbrenda këshillit.

Malësia.me:Si e vlerësoni situatën e tanishme politike të shqiptarëve në Mal të Zi?

P. Dreshaj: Fatkeqësisht procesi i zgjedhjes së problemeve të shqiptarëve në Mal të Zi nuk e përciell me hap procesin e integrimeve të Malit të Zi në strukturat Euro-Atlantike. Gjatë rrugës për përmbushjen e standardeve të diktuara, Mali i Zi me mjeshtri e bënë këtë, por edhe me mjeshtri më të madhe zvarrit zgjidhjen e problemeve të grumbulluara që ne na brengosin. Edhe atë çfarë e bënë e bënë të pergjysmuar dhe nga presioni. Nuk ka liri dhe te drejta të cunguara.Ato ose janë ose nuk janë.Mendoj se Mali i Zi akoma nuk ka kapacitete demokratike të pranojë realitetin dhe akoma nuk është i gatshem të bëjë një hap të tillë.Strukturat politike Malazeze, por edhe të qytetarëve akoma nuk janë kthjellë nga dehja e nacionalizmit dhe shovinizmit ndaj fqinjëve të tyre shqiptarë. Këtë e deshmon edhe djegja e përseritshme e flamujve shtetërorë të Kosovës dhe Shqiperisë,klithjet dhe thirrjet shoviniste në manifestime sportive etj. Rrahin gjoksin para zyrtarëve ndërkombëtarë për avansimin e tëdrejtave të pakicave por me gjysem zgjidhje dhe me zgjidhje të shpërfytyrueme të tipit Kuazimodo nuk është avansim. Fatkeqësisht këtë ua, mudeson edhe qendrimi indiferent dhe në distancë i tëdy shteteve shqiptare si dhe paaftësia e subjekteve nacionale në prezentimin e problemeve tona. Subjektet nacionale janë të fragmentuara dhe nuk bashkëpunojnë njëna me tjetren dhe si të tilla humbin fuqinë e veprimit dhe ashtu të dobëta shumëlehtë bien pre e korrupsionit politik.Te koptohemi ,Jo të gjitha!
Pastaj kemi edhe një zbrazti të madhe sepse në trevat e banuara me shqiptarë Sektori civil nuk është i zhvilluar ose fare pak është izhvilluar .

Malësia.me:Ku mendoni se qendron problemi për mosrealizimin e kërkesave politike të shqiptarëve në Mal te Zi?

P. Dreshaj:Kjo pyetje është e lidhur ngushtë me pyetjen më lartë.E thash dhe po e përsëris se përgjegjësia kryesore bie tek pushteti aktual i Malit të Zi.Ata nuk kan mjaf kapacitete demokratike për zgjidhjen e çeshtjes shqiptare.Jemi deshmitar se kohëve të fundit nësubjektet nacionale hedhin “gurë e drunjë” dhe drejtojnë gishtin si fajtore kryesore për gjëndjen tonë. Kjo mënyrë e të vepruari, ky “gjah i shtringave’ e shpie ujin ne mulli të tjetrit, në mulli të partisë në pushtet në Mal të Zi.
Nuk e kam ndërmënd të pastrojsubjektet nacionale nga mekatet e tyre, por ato janë shumë të vogla ndaj mekateve dhe forcës së pushtetit. Shqiptarë mbetem pak në Mal të Zi dhe nuk kemi at luks të “hahemi‘ në mes veti, ne duhet të ndihmojmë njëni tjetrin dhe nese dikush gabon duhet ndihmuar në ndreqje gabimi nëse jo për hirë të lidërve këtë duhet bërë për hirë të votuesve të tyre që sipas meje janë votuesit më të kulluar shqiptarë.Pozicionimi i strukturave politike shqiptare ndaj atyre malazeze ishte inferior.Jo si partner por si skllavi me pronarin.Dhe kjo përsëritet.Kam frikë sindromin e Stkholmit. Gjithashtu pak është punuar në prezentimin e problemit te faktori ndërkombëtarë e në radhë të parë te shteti Shqiptarë.Nuk dua të flas më tepër për mëngesitë e subjekteve nacionale sepse edhe unë po rreshtohem në ata që ujin e cojnë në mullirin e tjetrit, por sido qoftë këto janë subjekte që burojnë nga vetë shqiptarët dhe duhet bërë përpjekje ti ndihmojmë kur gabojnë, e jo ti mbysim.

Malësia.me:Duke parë eksperiencen dhe aktivizimit tuaj, si duhet të veprojnë partite politike shqiptare ne Malesi, një këshille publike për to?

P. Dreshaj: Pik së pari subjektet nacionale duhet të grumbullohen nëdy apo tre subjekte dhe të ngrisin kapacitetet e vehta organizative, të inkuadrojnë kuadro tëreja dhe ti trajnojnë ato.Veprimtaria e tyre duhet të jetë e gjallë dhe e panderprere gjatë gjithë kohës dhe jo veç para zgjedhjeve.Zyret e tyre duhet të jenë dinamike të gjalla si kosherja e bletës, të komunikojnë afër me qytetarët dhe të angazhojnë ekspert si dhe të bashkepunojnë ngushtë me suktorin civil. Për çështje madhore dhe kruciale duhet të veprojnë sëbashku dhe të kenë qendrimin unik. Dhe natyrisht duhet trokitë vazhdimisht, pandërprerë, në dyert e dy shteteve Shqiptare.

Pal Dreshaj:
Ka pëfunduar Fakultetin e kulturës Fizike në Prishtinë, ka qenë Profesor për shumë vite në gjimnazin e Tuzit, Projects koordinator në World Vision, Kryetar i SHKA Drita, Themeluas i KF Malësia, Trajner i liçencuar për hartime të IPA projekteve, Trajner i liçencuar për zgjidhje të problemeve, Fitues i titullit Ambasador nderi për mbrojtje të ambientit, Anëtarë i Këshillit Kombëtarë të Shqiptareve prej themelimit, Anëtare nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini, Anëtarë nderi i Shoqates “Martin Dreshaj” etj.
Tani Këshilltarë i pavarur në KU të Tuzit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!