Deçiq pranë Europës

Klubi Futbollistik Deçiq ka vazhduar me rezultate të mira dhe është ngjitur në vendin e tretë në tabelë që çonë në Europa Ligë.

Lojtarët e Deçiq sot në Tuz në kuadër të xhiros së 27-të të Ligës së parë të Malit të Zi, munden skuadrën e Jedinstvo 2:1 me golat e shenuar nga Vujaçiq (19) dhe Pepiq (31). Kurse, golin e vetëm për ekipin musafirë e ka shënuar Nakahara (74).

Pas kësaj fitore, Deçiq është ngjitur në vendin e tretë në tabelë me 45 pikë të grumbulluara, 3 më shumë sesa Sutjeska që gjindet në vendin e katërt me 42 pikë.

Në xhiron e ardhshme, të 28-të me radhë, Deçiq luan jashtë ndaj Zetës./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor:Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!