ASH zyrtarisht kërkon përkrahje nga Forca, UDSH, LDSH dhe PD

Sot Alternativa shqiptare, zyrtarisht u dergoi këtë letër kryetarëve të: Forcës – Nazif Cungu, Unionit demokratik shqiptar – Mehmet Zenka, Lidhjes demokratike shqiptare – Nikollë Camaj, Partisë demokratike – Fatmir Gjeka.

Teskti i letrës:

I nderuari kryetar,

Dëshirojmë të ju njoftojmë që Alternativa Shqiptare ka Vëndosur të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 27majit që do të mbahën në Komunen e Podgoricës dhe Plavës.

Mbështetur në rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale dhe parlamentare si dhe në bazë të analizave që kemi bërë në teren, Alternativa Shqiptare është subjekti i vetëm shqiptarë që mund të ruaj statusin parlamentar në Komunën e Plavës si dhe të arris statusin parlamentar në komunën e Podgoricës.

Andaj Ju ftojmë që me mbështjetjen tuaj publike të na ndihmoni që shqiptarët në komunat në fjalë të kenë zërin e tyre përmes subjekteve nacionale. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe sëbashku të sjellim vëndime në të mirën e qytetarëve shqiptarë.

Me shpresë që do të kemi përgjigje pozitive, Ju përshëndesim përzemërsisht!

Sinqerisht!

Për Alternativën Shqiptare,

Gjergj Camaj

Kryetar

Shperndaje