Camaj: Me angazhimin dhe punën e komunës duhet të jemi të gjithë të kënaqur

Me angazhimin dhe punën e komunës më të re në Mal të Zi në kohën e vështirë të karantinës duhet të jemi të gjithë të kënaqur, deklaroi për portalin malësia.me këshilltari i Malit të Zi Demokratik në Kuvendin e komunës së Tuzit, Shtjefën Camaj.

Ai thotë se në këto momente të vështira duhet të jemi real dhe ashtu edhe të veprojmë, e jo kritik e te mundohemi të gjejme teori konspiracioni ndaj Komunës tonë dhe popullit në Malësi.

Komuna më e re, me sfida të cilat i ka çdo fillim i punës u ballafaqua me një problem me permasa globale, por, ia doli Komuna, ia dolem të gjithë së bashku, ia dolem fale punës dhe organizimit të Komunës, shtabit emergjent, vullnetarve dhe qytetarëve të ndërgjegjshëm.

Patëm fatin e keq që kjo pandemi tek ne në Malësi të paraqitet në një moment, me një numer shumë të lart, krahasuar me numrin e popullatës të kësaj treve dhe ekspertet sugjeruan që të jemi në karantinë totale, sepse na kanosej rreziku për shëndetin dhe jeten e qytetarëve, gjë e cila nuk lën hapesirë për manevrime dhe veprime tjera. Duhet të jemi real në këtë momentë dhe ashtu edhe të veprojmë, në momente të vështira për ne, e jo kritik e te mundohemi të gjejme teori konspiracioni ndaj Komunës tonë dhe popullit në Malësi, shprehet Camaj.

Ai thekson se energjine në keto raste duhet ta kanalizojmë tek ndihma ndaj atyre të cilet kanë nevojë për të dhe atyre të cilet momentet e vështira mundohen të na i lehtesojnë.

Camaj thotë se qytetarët treguan pjekuri dhe ishin ata që mundesuan që kjo pandemi të largohet shumë shpejt nga Malësia.

Qytetarët në momentet e vështira për vendin ishin ata të cilet mundesuan që kjo pandemi tek ne të ndalohet shumë shpejt, treguan pjekuri, ndërgjegje, solidaritet dhe janë ata të cilët me sjelljen e tyre kanë meritën më të madhe për largimin e Covid -19 nga Malësia.

Camaj shprehet se diaspora malësore përsëri tregoi solidaritet ndaj vendëlindjes dhe propozon që në të ardhmen diaspora të bëjë hapa konkrete për investime në Malësi, ku partner në investime të perbashketa do të ketë komunën e Tuzit.

Diaspora jonë malësore si shumë herë më parë tregoi solidaritet ndaj vendlindjes së vetë duke e ndihmuar atë, me mjete financiare, mirenjohje e veçante per te gjithe ata te cilet dhanë edhe më te voglin donacion. Shpresoj se në të ardhmen diaspora jonë do të bejë hapa konkrete për investime në Malësi, ku partner në investime të perbashketa do të ketë në vend të parë Komunën e Tuzit, në këtë mënyrë Malësia do të shfrytezoj resurset e veta të shumta dhe në këtë mënyrë do të kemi një Komunë të pasur.

Camaj qytetareve të komunës së Tuzit u deshiron së pari shëndet të mirë. Të solidarizohen sa më shumë në momente të vështira dhe të jem unik e të ndergjegjshem siç kemi qëne në këtë rast, sepse kjo është e vetmja formule për sukses dhe prosperitet në treven tonë. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!