Gjeloshaj formon Grupin Punues për mbështetjen e ekonomisë dhe Bujqësisë

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj me 3 prill 2020 ka formuar Grupin Punues për hartimin e propozim paketës për masat ekonimike me qëllim zbutjen e pasojave të shkaktuar nga pandemia COVID- 19 në ekonomi dhe Bujqësi në Tuz.

Detyra e grupit punues në përputhje me propozimin e Qeverisë së Malit të Zi dhe Trupit Nacioanal Koordinues është të përgatisë paketën e masave ekonomike për Komunën e Tuzit, me qëllim zbutjen e pasojave për ekonominë dhe qytetarët të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, në mënyrë pa e rrezikuar stabilitetin financiar të buxhetit të komunës.

Grupi punues përbëhet nga:

1.Emin Haxhi UD sekretar i Sekretarjatit për finansa dhe zhvillimin ekonomik
2.Driton Gjokaj UD drejtor i administratës lokale dhe të ardhurave publike
3.Ismeta Gjoka UD sekretare e Sekretarjatit për bujqësi dhe zhvillim rural
4.Lekë Ivezaj UD sekretar i Sekretarjatit për planfikim hapsinor
5.Marina Ujkaj UD sekretare e Sekretarjatit për qeverisjen lokale
6.Elvisa Rexhematoviq UD drejtoreshë e Drejtorisë së Ndërtimit të Pronave
7.Leonora Camaj Shefe e Departamentit në Sekretariatin e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik
8.Danijella Gjelaj këshilltare e lartë në administratën e të ardhurave publike
9.Drita Rukaj Shefe e kabinetit të kryetarit të komunës së Tuzit

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!