Komisioni Evropian i ka ndarë 3 miliardë euro për të luftuar koronavirusin.
Nga ky fond do të përfitoj edhe Kosova me 100 milionë euro, Mali i Zi 60 milionë, Shqipëria 180 milionë euro, Bosna e Hercegovina 250 milionë euro, Gjeorgjia 150 milionë, Jordania 200 milionë, Moldavia 100 milionë, Maqedonia e Veriut 160 milionë, Tunizia 600 milionë dhe Ukraina 1.2 miliardë euro.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis.
Këto mjete do të përdoren më së shumti në fushat ku shtetet kanë më së shumti nevojë në luftën me Covid-19, sidomos në sistemin shëndetësor.