Nën menaxhimin e Komunës së Tuzit, Tregu ka rritje mbi 80% të ardhuarave

Të nderuar miq,

Siç e dini, nga janari i këtij viti, ndër të tjera e kemi në menxahim edhe TREGUN!

Ky institucion i njohur dhe i rëndësishëm funksionon që në vitin 1996. Investimet këtu pothuajse nuk kanë ekzistuar fare, pa kushte elementare, edhe pse nga aty mbi dy dekada janë vielur me dhjetra miliona euro dhe askush nuk e din se kun ato jane investuar!?

E kanë vërejtur qytetarët, që për një kohë të shkurtër nën menaxhimin tonë është punuar shumë atje në përmirsimin e kushteve elementare!

Përveç kësaj, drejtuesit e këtij institucioni e kanë dëshmuar me punë, se Tregu vërtet është një institucion profitabil dhe rentabil për komunën tonë!

Një paralele konkrete, të ardhurat e shpk Tregu për kvartalin e parë të vitit 2021 ishin 57 mijë euro, kur Podgorica e kishte në menaxhim!!!

Ndërsa nën menaxhimin tonë, për të njajtën periudhë kohore, Tregu ka rritje mbi 80% të ardhuarave, gjegjësisht 98.520€.Edhe në nivel vjetor presim rritje mbi 80%, të ardhurave, ose afro 400 mijë euro!

Kjo më së miri e dëshmon punën dhe angazhimin tonë për të mirën e Malësisë dhe në anën tjetër mohon të gjithë ata që u munduan të na bindin ndryshe, se Malësia nuk ka kapacitet të mbijetojë si komunë e pavarur!

Përgëzoj drejtorin Dukaj dhe stafin e tij për punën e mirë që po bën! Mirëpo ky rezultat nuk ishte befasi, duke e njohur suksesin , punën dhe profesionalizimin që ka tregua Marashi si Zv/ministën për 6 vjet, por edhe në postin e Menaxherit të komunës së Tuzit.Me punë profesionalizëm, ndershmëri dhe dashuri për Malësi, rezultati është i sigurt!

Malësia po ndryshon!

NGJ

Shperndaje