Në Budva Gjukanoviq takohet me Thaçin dhe Pacollin

Në kuadër të forumit „То be Secure” që po mbahet në Budva është zhvilluar një takim mes presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi. Pjese e takimit ishte edhe zëvendësministri dhe shefi i diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacolli.

Mali i Zi është gati të ndajë përvojën e saj të integrimit me të gjithë në interes të të mirës së përbashkët të rajonit, tha Presidenti malazez Millo Gjukanoviq gjatë takimi me presidentin Hashim Thaçi.

Për këtë takim përmes facebook kanë njoftuar Thaçi dhe Pacolli.

Postimi i Thaçit:

“Në kuadër të Forumit të Sigurisë „То be Secure“, zhvillova një takim bilateral me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilin e urova për rizgjedhjen e tij president dhe për përvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Thaçi më tej ka thënë se me presidentin Gjukanoviç kanë biseduar për krijimin e një agjende të përbashkët të bashkëpunimit bilateral, duke nxitur një shkëmbim më të madh tregtar dhe bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. “Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një mundësi unike për Kosovën, që të lëvizim më shpejt drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike”, ka shkruar presidenti i Kosovës në Facebook. Në fund Thaçi ka thënë se pas Samitit të Sofjes, Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka qenë më afër jetësimit të aspiratave për anëtarësim në BE.

Postimi i Pacollit:

Gjatë qëndrimit në Malin e Zi zhvilluam një takim me Presidentin Milo Gjukanovic. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi janë partnerë strategjik në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik. Mali i Zi në Nato garanton paqe dhe siguri në gjithë rajonin. Partneriteti i Kosovës me Malin e zi do të thellohet edhe më tej.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!