Zyrtarishtë është njoftuar se është arritur marrëveshtja në mes koalicionin Fillim i ri dhe Forcës së re demokratike.
Bartësi i listës së koalicionit “Fillim i ri” dhe drejtuesi i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA, Omer Bajraktari do të jetë kryetar i ri i Komunës së Ulqinit.
Bajraktari këtë funksion do ta ushtrojë gjatë dy vjetëve të para të mandatit, e pastaj këtë vend do ta mbulojë anëtari i Forcës. E njëjta formulë do të zbatohet edhe sa i përket kryetarit të Kuvendit të Komunës, që fillimisht do të mbulohet nga përfaqësuesi i Forcës.