Gjeloshaj u shkrua deputetëve të parlamentit shqiptarë

Deputeti i Alternativës Shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, përmes një statusi në facebook ka njoftuar se u ka shkruar letër deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Shqipërisë duke u’a përshkruar situatën aktuale politike të shqipëtarve në Mal të Zi.

Statusi i plotë i Gjeloshaj:

Sidomos kohëve të fundit, për arsye të njohura për opionionin e gjerë, kam mbajtur kontakte të pandërprera me Tiranën zyrtare, si dhe me disa deputetë/e të Parlamentit shqiptar. Këta në fundit më kanë kërkuar që me shkrim të u’a përshkruaj situatën tonë aktuale politike në Mal të Zi.

Unë në mënyrë të detajuar ua kam përcjell situatën në të cilën gjindemi ne si shqiptarë në Mal të Zi. Ndër tjera u kam sygjeruar vëllazërisht që mos të nguten me qendrimet e tyre, sidomos në Parlament, e që ato të kenë pasoja negative për ne.

Letrën në fjalë ua kam dërguar të gjithë deputetëve në Parlamentin shqiptar.

Po këtu dua të Ju njoftoj që letra në fjalë do të jetë publike!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!