Mrdoviq ambasadori i ri në Tiranë në vend të Dinoshës

Ambasadorin e deritashëm të Malit të Zi në Shqipëri, Ferahat Dinosha, nga muaji i ardhshëm në këtë funsion do ta zëvëndësojë, Dushan Mrdoviq, ish-ambasador në Maqedoni.

Dinosha pas Shqipërisë do të marrë detyrën e përfaqësuesit diplomatik të Malit të Zi në Kosovë, shkruan Malësia.ME.

Qeveria e Malit të Zi në seancën e saj në fillim të këtij viti vendosi që Mrdoviq të jetë ambasadori i ri i Malit të Zi në Shqipëri, me qendër në Tiranë. Mrdoviq dhjetë ditë më parë është akredituar nga Qeveria e Shqipërisë dhe janë mbushur të gjitha kushtet për kryerjen e funksionit diplomatik me mandat katërvjeçar./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!