Në QKI ”Malësia” DPS kremtoi 25 vjetorin e ekzistencës

Me rëstin e ditës së Partisë dhe 25-vjetorit të ekzistencës së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), këshilli i Kryeqytetit të DPS Podgoricë,organizoi mbrëmë një festim në QKI ”Malësia” në Tuz.

Të pranishmëve u drejtuan Halil Dukoviq, kryetar i këshillit të DPS në KU Tuz, Spaso Popoviq, kryetar i këshillit të DPS në Zetë dhe Vladan Vuçeliq kryetari i këshillit të DPS në Podgoricë.

Halil Dukoviq në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se ky kremtim sonte është rastë për të kujtuar të gjitha fitoret politike dhe sukseset duke rikujtuar se DPS është ajo forcë politike që Malin i Zi arriti të sjellë këtu ku është sot.

Vladan Vuçeliq, tha se Mali i Zi është krenaria e qytetarëve të saj, fqinji më i respektuar nga të gjithë miqtë në Ballkan dhe prandaj, Mali i Zi e ka merituar respektin nga të gjitha demokracitë moderne.Ai shtoi se DPS si parti përgjegjëse duke krijuar politikën shtetërore e mori përgjegjësinë për zhvillimin ekonomik të vendit,ruajtin paqën dhe harmininë multi-etnike mes qytetarëve duke kaluar të gjitha provimet e Ballkanit./Malësia.ME/

   

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!