Pajoviq vizitë zyrtare në Shqipëri: Neser ratifikimi i Protokollit

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Darko Pajoviq, ka udhëtuar sot për vizitë dyditore në Shqipëri, ku do të pritët nga zyrtarët më të lartë të vendit. Siç njoftohet nga kabineti i tij, Pajoviq në Tiranë do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryetarin e parlamentit Ilir Metën, si dhe kryeministrin Edi Rama.

Pajoviq do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Shqipërisë e cila nesër do të ratifikoj protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.Ai me këtë rast do tu drejtohet edhe deputetëve në parlamenetin e Shqipërisë/Malësia.ME/

Shperndaje